Incidenti në Peqin, Ylli: Sula kërkon lojë luftash, jo futboll. Dalipi: Dashi duhet vizituar

Fidel Ylli

Alfred Dalipi
Deputetët e Partisë Socialiste gjatë diskutimit të lirë në Kuvend kanë kryqëzuar kolegun e tyre, Dashnor Sula lidhur me incidentin në stadiumin e Peqinit. Fidel Ylli dhe Alfred Dalipi kanë ironizuar sjelljen e deputetit duke u shprehur se po dëmton imazhin e vendit. Ylli në fjalën e tij tha se Sula kërkon lojë luftash dhe jo futboll të bukur.
Shkumbini falë trimërisë së Dashnorit rrezikon rënie në kategorinë e dytë. Peqini nuk ka nevojë për trimërinë e Dashnorit. Trima si Dashnori e kanë eklipsuar për ta përmendur këtë qytet për tytën e pistoletës. Si arrin t’i marrë votat ky zotëri në Peqin? Në vend të kërkojë një futboll të bukur, kërkon lojë luftash, tha deputeti i PS-së.
Ndërsa deputeti tjetër socialist, Alfred Dalipi, me ironi tha se Sula duhet të ishte kontrolluar para se të hynte në Kuvend. Kërkoj që punonjësit e gardës ta kontrollojnë Sulën. Shumë gazeta sportive kanë vendosur tituj komik. Gazetave italiane dhe spanjolle, u kanë bërë përshtypje më shumë këto se sa takimi i Berishës me kryeministër italian Monti. Dashi duhet vizituar, që të kurohet, të kurojë imazhin e deputetit, të mazhorancës, të sportit dhe kryeministrit që zë më pak vend se sa Dashi në gazetat ndërkombëtare, tha Dalipi.
Deputeti i qarkut të Elbasanit, Dashnor Sula, akuzohet se ka qëlluar me pistoletë në ambientet e stadiumit të Peqinit gjatë zhvillimit të ndeshjes Shkumbini Flamurtari. Prokuroria ka dalë në përfundimin se pistoleta e sekuestruar nuk plotëson kriteret e një arme zjarri, ndërsa FSHF ka dënuar Sulën me 10 ndeshje përjashtim nga stadiumi dhe pretendon se ai ka qëlluar me armë zjarri. /F.Stafa/
Incidenti në Peqin, Fino kërkon përjashtimin e Sulës nga komisioni i ligjeve

Komisioni i Ligjeve / foto arkiv
Në Komisionin e Çështjeve Ligjore në Kuvend nuk ka kaluar pas u debatuar lidhur me ngjarjen në stadiumin e Peqinit, ku deputeti i PD-së, Dashnor Sula, akuzohet se ka qëlluar me pistoletë.
Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, ka kërkuar përjashtimin e Sulës nga komisionit.
Ndërsa deputeti i qarkut të Elbasanit, Sula, ka reaguar duke u shprehur se nuk ka qëlluar. /F.S/
Debati në komision mes Finos dhe Sulës:
Fino: Ta heqim Dashnor Sulën nga Komisioni i Ligjeve
Sula: S’jam si ju hajdutë që vidhni dhe nuk jepni dorëheqje
Mos më detyro ti kthehem 24 korrikut që çuat policinë në Lazarat
Fino: Se bëre mirë
Sula: Se kam bërë kurrë, që kam qëlluar
Fino: Do ta nxjerrë federata
Sula: Jam mësuar të dëgjoj të shpifni! Ku vajti plumbi? Këto janë çmenduria
Tritan Shehu: Mos bjer pre e socialistëve
Sula: Jo, jo nuk bie pre.
Ekspertiza për pistoletën: Nuk ishte armë zjarri

Dashnor Sula në tribunën e stadiumit të Peqinit
Burime nga prokuroria e Elbasanit bëjnë të ditur se ekspertiza e laboratorit të policisë shkencore të Tiranës tregon se pistoletë e sekuestrua në stadiumin e Peqinit nuk plotëson kriteret e një arme zjarri. Këtë e tregon raporti balistik i armës, që mendohet si i përket deputetit Dashnor Sula.
Hetimet do të vazhdojnë, do të shikohet raporti i Federatës së Futbollit, pretendimet e arbitrave.
Në stadiumin e Peqinit gjatë ndeshjes, Shkumbini Flamurtari, janë dëgjuar të shtëna armësh. Dyshohet se ka qenë deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ai që ka kryer një veprim të tillë.
Në fund takimi u fitua nga Shkumbini me gol të realizuar me 11-metërsh. /B.Nergjoni/