E Shtunë, 31 Tetor 2026

Justifikimi i Tafajt për çështjen Bossi

Renzo Bossi (foto montazh me diplomën shqiptare)

Nuk kishte se si të kalonte pa u diskutuar në Kuvend çështja Bossi. Edhe pse opozita nuk kishte bërë asnjë kërkesë për interpelancë, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, kishte kërkuar të fliste gjatë 60 minutëshit të diskutimit të lirë.

Në fjalën e tij, ministri pranoi defektet e arsimit dhe u justifikua me argumentin se vitet e fundit numri i studentëve është trefishuar. “Numri i studentëve është trefishuar dhe ka probleme me cilësinë. Mirëfunksionimi i sistemit priva, a ka probleme? Po ka, por ne po punojmë për të ndërtuar një strukturë mbikëqyrëse. Po punohet për dixhitalizimin e regjistrit të studentëve. Më pas do të ketë arshivë dixhitale për studentët e diplomuar deri në viti 2011, tha Tafaj.

Deputeti i opozitës, Eduard Shalsi megjithëse nuk kishte kërkuar fjalën për të diskutuar për këtë çështje u shpreh se pritej të paktën ndjesë publike për këtë skandal. Duhet të kërkoni falje publike. Asnjë nga qeveria nuk e ka bërë ende, tha ai. Ndërsa, Ditmir Bushati shkoi më tej duke u shpreh se prisja dorëheqjen e Tafajt, si një shenjë e përgjegjësie së politikës të kësaj qeveri ndaj të ashtuquajturës reformë të arsimit të lartë. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›