E Enjte, 5 Nëntor 2026

Presidenti i ri, Këshilli Kombëtar i PD vendos: Rithemelimi zgjedh përfaqësuesit që do të negociojnë me partitë e tjera

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, i zgjedhur në Kuvendin e 30 prillit ka vendosur që të mandatojë Komisionin e Rithemelimit që të zgjedhë përfaqësuesit nga PD që do të negociojë më partitë e tjera për emrin e presidentit të ri. Rezoluta e miratuar me ngritje dore nga të gjithë të pranishmit në sallë, u prezantua nga deputeti Oerd Bylykbashi. Në këtë rezolutë gjithashtu denoncohej fakti që PS kishte nisur një proces të njëanshëm konsultimesh për presidentin dhe theksonte se Këshilli Kombëtar i PD nuk e njeh Enkelejd Alibeajn si përfaqësues të saj për të folur në emër të PD në tryezën e konsultimeve për emrin e presidentit të ri.

Gjithashtu rezoluta thekson se çdo alternativë që mundëson zgjedhjen e Presidentit me votat e Partisë Socialiste, apo të siguruara pa konsensus politik të vërtetë, do të refuzohet me votë në Kuvend. 

“Draft rezolutën për miratim mbi procesin e zgjedhjes së presidentit të republikës. Zgjedhja e presidentit ka rëndësi në kuadër të rikrijimit akt sovranitet kushtetues që nuk duhet të përfshijë konflikt politik dhe institucional, por qeverisjen e përgjegjësi ndaj popullit. Një proces i njëanshëm i shërben vetëm krizës së tejzgjatur. PS po përpiqet që të krijojë një proces fars duke u përpjekur ti përcaktojë përfaqësuesit e opozitës. Me këto përpjekje dhe konsultime pa përfaqësuesit e pa mandatar PS po përpiqet në dukje konsensualitet të rremë. PD e denoncon këtë sjellje që dëmton legjitimitetin  e procesit dhe besueshmërinë  e presidentit të ardhshëm. r, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, me këtë rezolutë vendos: Partia Demokratike do të shprehë vullnetin e saj për zgjedhjen e Presidentit të Republikës me votën e deputetëve të grupit të saj parlamentar, në çdo rast pa u bërë pjesë e farsave institucionale të mazhorancës socialiste. Mandatohet Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike të caktojë përfaqësuesit për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët me partitë e tjera opozitare në procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvendin e Shqipërisë. Në rast se në procesin politik dhe parlamentar të gjetjes së kandidaturave, krijohen kushtet për konsensus për votimin e Presidentit nga kandidatë të propozuar nga opozita, mandatohen përfaqësuesit e Partisë Demokratike që bashkarisht me përfaqësuesit e tjerë të partive opozitare, të propozojnë kandidatë në raundet e përcaktuara nga Kushtetuta. Çdo alternativë që mundëson zgjedhjen e Presidentit me votat e Partisë Socialiste, apo të siguruara pa konsensus politik të vërtetë, do të refuzohet me votë në Kuvend. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, në përputhje me Statutin e Partisë Demokratike dhe nenin 4 të Rregullores së Grupit Parlamentar, siguron zbatimin e qëndrimit politik të Partisë Demokratike të përcaktuar në këtë rezolutë. Çdo qëndrim që bie ndesh me këtë rezolutë detyruese dhe tagrat përfaqësuese politike të rrjedhur nga vendimet e organeve përfaqësuese të Partisë Demokratike, nuk përfaqësojnë Partinë Demokratike në procesin e zgjedhjes së Presidentit”, tha Bylykbashi.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike u mblodh pikërisht për të vendosur për qëndrimin që do mbante pwr procesin e konsultimeve për presidentin. PS ka deklaruar nga ana tjetër që nuk do të negociojë me Sali Berishën dhe dialogun e ka zhvilluar me Enkelejd Alibeajn.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›