Nesër afati i fundit, deri tani vetëm Berisha ka dorëzuar kandidaturën për kreun e PD

Ora 12.00 e 7 majit do të shënojë dhe mbylljen e fatit të dorëzimit të kandidaturave për kreun e ri të PD-së. Deri më tani i vetmi që ka dorëzuar dokumentacionin përkatës dhe që është shprehur publikisht për kandidatin për kryetar të PD-së është Sali Berisha.
Pritet të shihet dita e nesërme nëse Sali Berisha do të jetë i vetmi kandidat në garë apo do të shtohen edhe emra të tjera për drejtimin e Partisë Demokratike.
Zgjedhjet për kryetarin e PD-së do të zhvillohen më 22 maj.
/rtsh.al/