E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce policia kryqezon mjeket per vdekjen e 22 vjecares

Policia e Korçës ka filluar hetimet për vdekjen e 22 vjeçares Erjola Dinoshi e cila humbi jetën të premten një ore pas lindjes në maternitetin e Korçës. Burime zyrtare kanë bërë të ditur se filluan hetimet për ngjarjen pasi dyshohet për mjekim të pakujdeshëm nga ana e ekipit mjekësor për nënën e re gjatë lindjes dhe pas saj. Gjithashtu ka mbërritur në Korçë edhe një ekspert mjeko-ligjor nga Tirana i cili ka marrë kampione gjaku të 22 vjeçares dhe pritet përfundimi i ekspertizës mjeko ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes së saj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›