Durres 4 mije pasagjere kalojne naten ne port

Katër tragetet e linjës Durrës Bari, janë nisur drejt Italisë me katër orë vonesë.
Shkak është bërë era e forte si dhe dallgëzimi i detit që shkonte mbi tetë ballë jashtë gjirit të Durresit. Burimet nga kapiteneria bëjnë me dije se tragetet duhet të largoheshin nga porti rreth orës 23.00 të mbrëmjes së premte, por deti i dallgëzuar ka bërë që ato të nisen në orën 3 të mëngjesit të sotëm. Kjo situatë ka bërë që mbi 4000 pasagjerë të kalojnë natën jashtë në terminalin e pasagjereëve. Ndërkaq po nga kapiteneria bëhet e ditur se tragetet që vijnë nga portet e Italisë në drejtim të Durrësit, ndryshe nga planifikimi i orarit të lundrimit, pritet të mbërrijnë me katër orë vonesë. Aktualisht forca e detit jashtë gjirit të Durrësit shkon deri në 6 ballë ndërsa shpejtësia e erës në 18 metër në sekondë