E Enjte, 5 Nëntor 2026

Meta firmos live nga Stambolli dekretin për lirimin nga detyra të Bajram Begajt, i hapet rruga për votimin si President

Presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Stamboll, ka firmosur live dekretin e lirimit nga detyra të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë duke nxjerrë në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të Gjeneralmajor Bajram Begaj.

Ky vendim i hap rrugë kandidaturës së Bajram Begajt, të propozuar nga PS, që të votohet si presidenti i 8-të i Republikës, sot në orën 18.00 në Kuvend.

Pas një komunikimi telefonik më herët me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, Meta tha se do të respektojë votën e Kuvendit, ndërsa ka firmosur dekretin. Bajram Begaj tashmë që është kandidat zyrtar për President Republike, pasi ka marrë 37 firma deputetës socialistë që janë dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›