E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria suedeze shijon tortën raciste

Suedi- Stokholmi është përfshirë në një debat mbi racizmin e qeverisë suedeze ndaj afrikanëve. Në të vërtetë, Shoqata e Suedezeve Afrikanë kërkon kokën e ministres së kulturës, pasi kjo e fundit ka prerë një tortë në formë të një gruaje afrikane të zhveshur.

Incidenti ndodhi në Muzeun e Artit Modern në kryeqytetin suedez në Ditën Botërore të Artit. Zyrtarët e muzeut kanë deklaruar se torta ka dashur të theksojë problemin e synetisë së femrave.

Por nuk mendon kështu Shoqata e Suedezeve Afrikane, ku përmes zëdhënëses së saj, Kitimbwa Sabuni thekson se ai ishte një gjest racist dhe ministrja Lijeroth duhet të japë dorëheqjen.

Të thuash që e ke bërë këtë gjë me qëllim të mirë vetëm i bën njerëzit që janë viktima të racizmit dhe të synetisë më keq- u shpreh Sabuni.

Makode Linde është artist dhe njëherësh njeriu që kishte ideuar tortën. Ai tha se e gjithë kjo ishte një keqkuptim. Linde thotë se në artin e tij kishte gjithnjë kishte luftuar racizmin.

Në anën tjetër vetë ministrja Lijeroth në bazë të deklaratës së saj duket sikur është viktima e gjithë kësaj ngjarjeje.

Ishte një situatë e sikletshme. Më ftuan të flasë në Ditën Botërore të Artit për lirinë e artit dhe të drejtës për të qenë provokativ, dhe më thanë të preja një tortë- përfundoi Lijeroth, aktualisht femra që po perballet me kritikat më të forta në Suedi.

Ideal Gola/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›