Presidenti i ri, Topi: Procesi të jetë gjithëpërfshirës

Kjo u theksua sot gjatë takimit që Presidenti në ikje Bamir Topi pati me drejtorin Politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Bjërn Lyrval. Sipas Topit, ky duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës, i hapur dhe transparent dhe t’u shërbejë interesave madhore të Shqipërisë dhe popullit shqiptar.
Duke folur për reformat e tjera, Topi u shpreh se ato janë të rëndësishme për ecurinë e mëtejshme të reformave. “Reformat e domosdoshme që po ndërmerren në vend si ajo zgjedhore apo parlamentare, apo edhe çështja e heqjes së imunitetit mbeten faktorë të rëndësishëm, jo vetëm për ecurinë pozitive të zhvillimeve, por dhe për nxitjen e proceseve integruese evropiane të Shqipërisë”, ka thënë Topi.
Në këtë kuadër, duke nënvizuar faktin se Suedia është ndër përkrahëset më të forta të politikës së zgjerimit të BE-së vlerësoi ndihmesën e vazhdueshme që i ka dhënë vendit tonë në konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Duke diskutuar për situatën në rajon, zoti Lyrval vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar si dhe kontributin personal të Presidentit Topi në drejtim të paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë rajonale me synim integrimin e ardhshëm dhe sa më të shpejtë të të gjitha vendeve të rajonit në strukturat euro-atlantike. /S.Ll/Start/
2012-05-30 15:42