Aleks Nika merr titullin Qytetar Nderi
Share
Në prag të 1-vjetorit të demonstratës së 21 Janarit, Aleks Nikës, njërit prej viktimave të protestës, i jepet titulli Qytetar Nderi. Vendimi është marrë nga Këshilli i Komunës Kolsh të Lezhës. Kryetari i komunës e ka cilësuar akordimin e titullit vendimmarrje të drejtë, ndërsa ka dënuar vrasjen makabre të të riut. Titulli i akorduar nga komuna duhet miratohet nga prefekti i Lezhës, post që mbahet nga demokrati Pal Dajçi. Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda janë 4 protestuesit që u vranë gjatë demonstratës së 21 janarit para kryeministrisë.