E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhvillimet politike kryetari i grupit parlamentar te PD-se interviste ne ABC News

 Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi në një intervistë eskluzive për “ABC News” sqaroi lidhur me zhvillimet e politike në vend. Kështu, përpara se të kalonte në çështjet që priten të zhvillohen në skenën politike, kreu i ligjvënësve demokratë komentoi prishjen e konsensusit nga ana e PS-së. Në vlerësimin e Patozit, marrëveshja me PS ishte në kuadër të procesit të integrimit, dhe në këtë pakt ishin të përfshira dhe miratimi i ligjeve me 3/5.
“Objektivi ynë, anëtarësimi në BE dhe opozita nuk duhet të prishë konsensusin, ashtu sikundër s'mund të bëjë politikë naive”, u shpreh Patozi.
Gjithashtu, në intervistën e tij, Patozi foli dhe për reformën zgjedhore, e konkretisht për kërkesën e PS-së për ndryshimin e sistemit. Sipas tij, sistemi nuk mund të ndryshohet sa herë që ka zgjedhje.
Ndërkohë që ndalur në ngjarjet e 21 janarit, kryetari i grupit kuvendor të PD-së theksoi se “duhet që në vend të vihet drejtësia, pasi 21 janari ishte dhunë për pushtimin e Kryeministrisë”. Në vlerësimin e tij, Shqipëria e Ramës është një Shqipëri virtuale.
Por duke mos anashkaluar dhe n jë nga çështjet më të rëndësishme përgjatë këtij viti, ajo e zgjedhjes së Presidentit të ri, Patozi në intervistën e tij e cilësoi si një paradoks qëndrimin e opozitës ndaj këtij momenti.
“Opozita tallet duke ngritur një grup pune për zgjedhjen e kandidaturës për President. Mazhoranca nuk ka arsye të diskutojë zgjedhjen e Presidentit, por nuk përjashtohet mundësia e kandidaturave nga strukturat e PD. Për mazhorancën e rëndësishme që Presidenti të dijë të lexojë Kushtetutën”, deklaroi Patozi, gjatë intervistës së tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›