E Diel, 1 Nëntor 2026

“Presidenti i ri, në përputhje me ligjin Themeltar, jo ndryshim të Kushtetutës”

26-12-2011 / Gazeta 55

Lideri i mazhorancës flet për presidentin e ardhshëm, duke e konsideruar këtë si një proces vetëm në përputhje me Kushtetutën, ndërsa thekson se është ende herët të flitet për emra konkret. Berisha lë të hapur çdo mundësi kandidimi të një prej personaliteteve të Partisë Demokratike.
“Do jetë një zgjedhje kushtetuese. Në përputhje të plotë me Kushtetutën e këtij vendi. Kjo nuk ka as një mëdyshje. Në çdo kohë unë kam dhe do të kem si udhërrëfyes kryesor Kushtetutën. Politika është dallim. Dhe pikërisht te ky dallim ajo përmbush misionin e saj. Për një shoqëri demokratike, marrëveshja më e gjerë është Kushtetuta, ajo është kontrata e qytetarëve me shtetin, ndaj dhe unë qëndroj gjithnjë nën të, i përkulem asaj, por siç është faktuar në mënyrë të përsëritur, nuk kam pranuar të bëj kompromise për dhunimin e saj. Nuk kam pranuar kurrë dhe nuk do pranoj kurrë që në Shqipëri apo jashtë saj, të tentohet të shkruhet mbi nenet e saj. Kjo kushtetutë do të respektohet. Nëse opozita ka vullnet të votojë për kandidatët tanë, do të ketë vlerësimin më të madh. E theksoj dhe njëherë se presidenti do të zgjidhet në përputhje me Kushtetutën. Për kandidaturat? Çdo drejtues i PD i ka kualitetet e duhura, për të qenë në funksione të larta të shtetit edhe si President të Republikës, tha Berisha, duke theksuar se, ka një afat kohor 6 mujor, për të diskutuar kandidaturat paraprake”.
Sa i takon ndryshimeve kushtetuese të kërkuara nga Edi Rama, kryeministri theksoi edhe njëherë se neni i krizës nuk do kthehet më. “Me Edi Ramën ne kemi rënë dakord që presidenti të zgjidhet me 50+1 dhe kjo i dha mundësi Kushtetutës të funksionojë dhe tani që ne e sollën atë në parametrat perëndimorë sic janë kushtetutat gjermane, italiane dhe franceze, Rama kërkon të na kthejë te Kushtetuta greke e cila e çoi vendin në zgjedhje. Që ta bëjmë presidentin pre të ambicieve politike të kësaj apo asaj force politike, në një kohë kur ka një rol simbolik, unë them se kushtetuta është shumë e mirë”. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›