E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i ri ul në tryezë Ramën dhe Metën, nis takimi

TIRANE -  Zgjedhja e presidentit të ri të vendit uli sot rreth orës 12:30 në një tryezë të përbashkët dy ish-aleatët, Edi Rama dhe Ilir Meta. Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama paralajmëroi pak ditë më parë se do të niste konsultimet me krerët e partive parlamentare, lidhur me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit.

Meta në takim me Ramën, i shoqëruar nga Vasili
Ora: 12:30 – Lideri i LSI-së mbërriti me përpikmëri në hotel ‘Sheraton’ në orarin e njoftuar për takimin. Ilir Meta shoqërohet në takim nga nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili. Përpos diskutimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, Rama dhe Meta pritet të diskutojnë edhe për situatën politike në vend si dhe reformën zgjedhore.

Rama mbërrin në hotel ‘Sheraton’, i shoqëruar nga Ruçi
Ora: 12:20 – Kryesocialisti Edi Rama mbërriti i pari në ambientet e hotel ‘Sheraton’, i shoqëruar nga kreu i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi, ku do të zhvillohet takimi me liderin e LSI-së Ilir Meta. Ndërkohë pritet edhe mbërritja e zotit Meta, ndërsa nuk dihet ende nëse pas takimit do të ketë një deklaratë për mediat, për të bërë publike detajet e bisedës.

Presidenti, Rama dhe Meta takohen në mesditë
Ora: 10:30- Zgjedhja e presidentit të ri të vendit pritet të ulë sot në një tryezë të përbashkët dy ish-aleatët e majtë, Edi Rama dhe Ilir Meta.
Burime nga selia e PS-së dhe ajo e LSI-së bëjnë të ditur se takimi pritet të zhvillohet rreth orës 12:30 në hotel “Sheraton”, në kryeqytet.

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama paralajmëroi pak ditë më parë se do të niste konsultimet me krerët e partive parlamentare, lidhur me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit. 

Ndërkaq takimi i mesditës do të jetë edhe takimi i parë zyrtar mes Ramës dhe Metës, që pas ftohjes të marrëdhënieve mes tyre, rreth katër vjet më parë.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Presidenti, Nano takon sot kreun e PR, Fatmir Mediu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›