Greqi, Cipras i SYRIZA-s merr mandatin për krijimin e qeverisë
ATHINE - Kreu i forcës së dytë fituese në zgjedhjet greke, Aleksis Cipras, merr tek presidenti Karolos Papulias mandatin për formimin e qeverisë.
Aleksis Cipras, kreu i koalicionit të së majtës radikale, pritet të paraqesë një propozim me tri pika që do të përfshijë, mohimin e Memorandumit të nënshkruar me huadhënësit, krijimin e një qeverie të forcave të majta qofshin edhe jashtë Parlamentit, programin për rimëkëmbjen e vendit.
Kreu i SYRIZA deklaroi në një radio para takimit me Papulias, se ky është një moment historik për të majtën dhe theksoi se "nuk do ketë bashkëpunim me Demokracinë e re dhe PASOK, pasi qëndrimi i tyre ndaj Memorandumit është ai që e shpuri vendin në krizë".
Duke qenë tashmë e ditur, se Partia Komuniste ka hedhur poshtë çdo ide të pjesëmarrjes në qeveri, mes partive të majta mbeten Grekët e Pavarur pasi PASOK është përjashtuar si mundësi bashkëpunimi nga Cipras. SYRIZA me 51 vende dhe Grekët e Pavarur me 19, janë shumë larg formimit të një shumice qeveritare me 151 vende.
Nëse për 3 ditë edhe kreu i SYRIZA dështon, e merr mandatin kreu i partisë së tretë (PASOK), Evangelos Venizelos. Në rast se edhe hera e tretë nuk ka sukses, presidenti provon të formojë qeverinë e të gjitha partive parlamentare. Pas një dështimi edhe të kësaj tentative, provokohen zgjedhje të reja brenda 30 ditëve.
I pari që u dorëzua në përpjekjet e vështira për krijimin e një aleance qeverisëse, ishte kreu i Demokracisë së re, pas tre reagimeve negative të marra gjatë kontakteve me SYRIZA, DIM.AR (E majta Demokratike) dhe Grekët e Pavarur. Analistët thonë se shpejtësia me të cilën Samaras dështoi dhe dorëzoi mandatin e krijimit të qeverisë pa i përdorur 3 ditët e parashikuara në kushtetutë, konvergojnë në vlerësimin se ky proces do dështojë dhe do shpallen zgjedhje të reja më 17 Qershor.
FMN-ja e dha një paralajmërim dje duke shtyrë ardhjen e misionin të saj në Athinë dersa të formohet një qeveri e qëndrueshme në vend, ndërsa BE tha se pret që Greqia të respektojë angazhimet e saj. Deklarata e Angela Merkel, kur tha se nuk ka asnjë rinegociim të mundshëm të Memorandumit, nuk ishte një përgjigje vetëm për presidentin e ri të Francës, por edhe për Greqinë. Në Athinë nuk ka asnjë koment mbi këto raporte, por është e qartë se vendi po përjeton një atmosferë hijerëndë dhe është vetëm një hap larg nga anarkia dhe kaosi.