Dialogu Kosovë- Serbivazhdon të premtenpor pa tema të reja
PRISHTINE- Raundi i trete i dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë do të mbahet të premten raportojnë mediat kosovare duke iu referuar burimeve nga selia e administratës evropiane.
Shefi i ekipit serb, Borko Stefanoviç, thotë se kësaj radhe nuk do të ketë aq shumë "tema të reja", por, sipas tij, vëmendja do të fokusohet mbi ato tema të cilat tashmë ndodhen mbi tryezë.
Stefanoviç ka deklaruar për gazetën ”Vecernje Novosti” të Beogradit, se dialogut me ekipin e Pishtinës evntualisht mund t''i shtohet edhe tema e lirisë së lëvizjes.
Stefanoviç ka vlerësuar se "negociatat nuk janë as të lehta, as të thjeshta, dhe të gjithë hapat janë të vegjël". Ai ka shtuar se me rëndësi është që të vazhdohet me këtë proces, duke u shprehur i sigurt se do të "vijnë rezultatet".
(s.g/BalkanWeb)