Presidenti izraelit e kalon natën në spital
Ai kaloi nje gjendje të fikëti por pati përmirësime të ndjeshme gjatë orëve të paradites duke dalë nga spitali.
Sipas imformacioneve që jep radioja publike në Izrael, kreu 86-vjeçar i shtetit hebre ka ndier shqetësime gjatë një ceremonie në Qendrën Rabin. Menjëherë ai u shtrua në spitalin Shiba ku iu nënshtrua analizave të hollësishme.
Pasi ka dalë nga spitali, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe sipas mjekut personal, Rafi Valdan, Perez e kaloi momentin e vështirë. Vete presidenti nuk ka bërë asnjë koment para se të hipte në makinën që e shoqëroi për në shtëpi.
Gjatë momentit të fjalës së mbajtur para disa të rinjve, presidenti izraelit pati nje gjendje të fikëti dhe pasi e mori veten, dëshironte të vazhdonte fjalën sikur të mos kishte ndodhur asgjë, madje nuk pranoi as të transportohej në spital.
Gjate muajve te fundit, Shimon Perez nuk ka patur udhëtime të shumta. Pak javë më parë ai ishte në SHBA ku u takua me homologun amerikan, Barak Obama, ndërsa zhvilloi një tur edhe në vendet islamike. Gjithashtu Perez ka zhvilluar takime edhe me eksponetë politikë të ndryshëm në Jeruzalem.