Presidenti kinez Hu Gjintao i jep fund vizites ne Shtetet e Bashkuara

Presidenti kinez Hu Gjintao i dha fund vizites se tij kater diteshe ne Shtetet e Bashkuara me nje ndalese ne qytetin e ikagos. Sot ai u takua me nxenes te nje shkolle te mesme qe ofron mesime mbi gjuhen dhe kulturen kineze. Me pas ai u takua edhe me udheheqes biznesi ne nje uzine kineze per prodhimin e pjeseve te kembimit per automjete.
Udheheqesi kinez mberriti dje ne ikago ku u takua me kryetarin e bashkise Richard Deili dhe u prit ne nje darke ceremoniale nga udheheqesit lokale. Ai vleresoi qytetin e ikagos si shembull i shpirtit sipermarres qe e ka bere amerikane superfuqi.
Presidenti kinez shkoi ne ikago pas takimeve ne Uashington me presidentin Obama dhe udheheqes te Kongresit ku u diskutuan nje numer temash qe nga Koreja e Veriut te drejtat e njeriut dhe ekonomia.
Ne nje konference per shtyp me zotin Obama diten e merkure Presidenti kinez Hu Gjintao tha se Kina ka shume per te bere per te permiresuar respektimin e te drejtave te njeriut.