E Diel, 1 Nëntor 2026

Mijera perkrahes te opozites zhvillojne tubim proteste ne Tirane

Mijera perkrahes te opozites po zhvillojne nje tubim proteste perpara nderteses se kryeministrise gjate te cilit sipas burimeve spitalore dy vete gjeten vdekjen dhe nje i trete eshte ne gjendje kome. Protesta nisi me parrulla kunder korrupsionit. Pjesemarresit u mblodhen para selise se qeverise nga ora 2 me parrulla kunder korrupsionit dhe me pas shkembyen goditje me forcat e shtuara te policise te cilat shperndane fillimisht protestuesit me pompa uji dhe gazlotsjelles.

Shkopinjte e posterave dhe guret e nje sheshi ne rindertim para piramides u perdoren nga protestuesit per te goditur forcat e rendit mes te dy paleve ka disa te plagosur policie dhe qytetare.

Protestuesit e irrituar u vune zjarrin nje automjeti te policise dhe 4 automjeteve te tjera private ne afersi te kryeministrise.

Prej mese dy oresh asnje politikan i Partise Socialiste nuk u pa ne krye te protestuesve te cilet gjithe kohes replikuan dhe kundervepruan ndaj reagimve te forcave te rendit publik.

Partia Socialiste organizoi protesten per disa dite me radhe duke mobilizuar edhe nje grup te madh njerezish qe u sollen me autobusa nga gjithe vendi. Partia kryesore opozitare deklaroi paraprakisht se nuk do te mbaheshin fjalime ne kete tubim dhe se ishte detyre e polcise te ruante qetesine dhe ligjin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›