“Presidenti, koha të propozohen kandidatura dinjitoze”
Kreu i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, ambasadori Eugen Wollfarth
Kreu i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, ambasadori Eugen Wollfarth u shpreh dje se kur duhet dhe një muaj nga nisja e procesit të zgjedhjes së Presidentit të ri, është momenti i prezantimit të kandidaturave.
Wollfarth theksoi se është në dorë të qytetarëve të zgjedhin një president dinjitoz. “Në radhë të parë ne shohim kushtet që parashikon Kushtetuta sesi bëhet zgjedhja e presidentit. Koha po afron dhe është koha për të zgjedhur dhe për të propozuar kandidatët. Por OSBE-ja ia lë në dorë qytetarëve shqiptarë, partive politike që ta zgjedhin vetë presidentin e tyre. Me rëndësi është që të zgjidhet një personalitet që mund ta ushtrojnë detyrën më mënyrë dinjitoze. Ajo është një detyrë me një pushtet moral dhe Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë një president dinjitoz”, theksoi Wollfarth.
Gjithashtu, ai ka komentuar edhe tryezën e fundit të 23 partive politike për reformën zgjedhore. “Unë mendoj se është shumë e rëndësishme të flitet për refomën zgjedhore i cili është një proces që është duke u zhvilluar por është një hap i rëndësishëm që partitë e vogla të flasin për aspektet e ndryshme të reformës zgjedhore. Është me rëndësi që nëse partitë duan të dëgjohet zëri i tyre duhet të kenë platforma të tilla që t’i paraqesin dhe nëse ato i bindin partitë e mëdha ato mund të materializohen”, shtoi Wollfarth.
Kreu i Prezencës së OSBE-së, në Tiranë i bëri këto komente nga qyteti i Durrësit, ku shte dje dhe u takua me kryetarin e bashkisë, Vangjush Dako dhe prefektin e qarkut, Genc Alizoti. Në takimet e zhvilluara në bashki dhe në prefekturën e qarkut Wollfarth diskutoi me drejtuesit e pushtetit vendor mbi politikat e zhvillimit rajonal.