E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komenti/Në Francë votuan të pakënaqurit

25-04-2012 / “Nju Jork Tajms”

Raundi i parё i votimeve në zgjedhjet presidenciale franceze ka prodhuar një reagim të çuditshëm dyanësh, e majta ёshtё kundër politikave të kursimit dhe e djathta kundër emigracionit. Raundi përfundimtar, i cili do të mbahet më 6 maj, ka të ngjarë të jetë me rëndësi për të gjithë Evropën. Votimi i së dielës ka dhënë vetëm dy konkurrues: François Hollande, kandidatin e Partisë Socialiste, i cili ka marrë më shumë se 28 % të votave dhe presidentin nё detyrё Nicolas Sarkozy, i cili mori rreth 27 % tё votave. Derisa asnjёri prej tyre nuk arritur tё fitojё shumicën e votave qё i nevojitet për tё fituar, atëherë atyre do t’u duhet tё përballen me njëri-tjetrin në një balotazh. Rezultati tronditës ishte marrja e vendit tё tretë nga Marine Le Pen nga ksenofobiket e Frontit Kombëtar, me rreth 18 %. E drejta radikale anti-emigrante, mbështetja e sё cilës ka ardhur nga zoti Sarkozy, ka qenë një  paturpësi (dhe kryesisht pa sukses) joshje për muaj të tërë, por qё tani është një forcë politike mё e fortë dhe më e paparashikueshme se kurrë. Një fitore e z. Hollande nё  raundin e dytë do të sinjalizonte një ndryshim të madh në drejtimin fiskal  jo vetëm për Francën, por për tё gjithё eurozonën 17-kombёshe. Një modernizim i kujdesshëm në shumicën e çështjeve dhe sigurisht jo nga një socialist në kuptimin historik të këtij termi; z Hollande, njeh se politikat qё favorizon z, Sarkozy, tё frymëzuara kryesisht nga politikat e ashpra gjermane nuk po funksionojnë, duke rezultuar kështu tё pasuksesshme. Në vend të kësaj strategjie, Hollande do t’i hapё rrugё fuqisë se tatimit dhe të shpenzimeve të qeverisë për të nxitur rritjen e shpejtë ekonomike dhe shërimin afat-gjatë tё bilancit fiskal. Një rezultat katastrofik (pra humbja e Sarkozy) do tё shkaktojë  pakënaqësi kundrejt shumё vendeve evropiane, pra një fitore e Hollande mund të sinjalizojë një pikë kthese kontinentale. Z. Sarkozy, tё parёt nё detyrё qё prej një gjysmë shekulli keni mbizotëruar qё nё votimin fillestar, tani përballeni me një betejë të vështirë për rizgjedhje. Për të fituar nё muajin e ardhshëm, Sarkozy-së do t’i duhet të tërheqë shumicën e votave të hedhura për Znj. Le Pen dhe shtatë kandidatët e tjerë tё eliminuar. Sondazhet e tanishme tregojnë se shumica e votuesve tё ekstremit të majtë do bëjnë një kthesё drejt z Hollande në balotazh. Ngelen vetëm votuesit e Frontit Kombëtar, jo të gjithë prej të cilëve janë mbështetësit natyrorë tё Sarkozi. Shumë prej tyre janë anti-Europe, anti-elitist dhe përbuzës tё stilit tё zotit Sarkozi. Shumica, gjithashtu urren zotin Hollande. Por kjo nuk mund të “përkthehet” në mbështetje për zotin Sarkozy në balotazh, por ai prapё ka pak shans për të fituar edhe pa një pjesë të konsiderueshme të këtyre votave. Ai ka nevojë t’i bindё ata me mënyra tё ndryshme dhe jo me tё njëjtat qё ka vepruar deri mё sot, duke përmendur argumente e strategji, jo duke sulmuar stereotipat, siç ndodhi nё fushatat e tij kundër perçes, mishit hallall dhe lutjeve myslimane nё rrugë. Këto veprime tё ulëta nuk i sollën asnjë tё mirё z.Sarkozi dhe as dinjitetit tё tij. Zoti Sarkozi i detyrohet popullit të tij një fushatë më pak përçarëse.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›