Presidenti, konsultime për anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese
Kur debati për anëtarët e Gjykatësë së Lartë dhe asaj Kushtetuese po shfaqet dendur në skenën politike , presidenti Topi i ka kërkuar ndihmë ekspertëve për përzgjedhjen e tyre. Kreu i shtetit ka thirrur paraditen e së hënës një tryzë konsulte me ekpsertë ligjorë dhe drejtues të institucioneve të drejtësisë në vend për 10 vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë.
Topi e ka quajtur këtë një proces tejet të rëndësishëm jo vetëm për shkak të numrit të konsiderueshëm të vendeve vakante, por edhe për funksionin specifik që kanë këto dy Gjykata në strukturën institucionale të vendit.
“U kam bërë thirrje konstante partive parlamentare që t’i kushtojnë gjithë vëmendjen e duhur përmirësimit të klimës politike, me qëllim krijimin e një shtrati bashkëpunimi për këto emërime. Politika duhet të ruajë strukturën e shtetit. Ajo duhet të jetë e harmonizuar për gjëra madhore” ka theksuar kreu i shtetit në takimin ku nuk mungonin dhe ekpertë të OSBE-së, ambasadës amerikane dhe Bashkimit Europian.
Grupi i punës në përfundim të konsultimit, do t’i paraqesë presidentit kriteret dhe standardet veç atyre ligjore, ku duhet të bazohet për të përzgjedhur 10 kandidatët, kritere që lidhen me etikën, moralin e nivelin profesional të tyre.
Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e hënë , 19 prill 2010 ) < I mëparshmi