E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiri vullkanik, pasojat që shkakton në shëndet

Hiri nga shperthimi i vullaknik te Islandes sjelle rrezik te larte per aksidente ajrore, nderkohe qe rreziku per shendetin e njerezve ende nuk eshte shqetesues, por jo i parrezikshem. Edhe specialistet e Institutit te Shendetit Publik ne Tirane, se bashku me perfaqesues te ministrise se Shendetesise kane ngritur nje grup pune per monitorimin e situates se ndotjes se ajrit. Agron Deliu thote se nese reja e hirit vjen deri ne vendin tone, ajo sipas te dhenave dhe nga specialiste te OBSH, mund te shkaktoje probleme tek njerezit, ne rruget e frymarrjes.

“Nëse reja e hirit do të vijë këtu, gjë që mundësia është më pak se 1%, më shumë rrezikohen njerëzit që kanë sëmundje ekzistuese sic janë azmat, sëmundjet e frymëmarrjes që lidhen me kraharorin, ata që kanë alergjira që lidhen me frymëmarrjen. Për çdo gjë do të ketë lajmërime në kohën e duhur. Rreziku më I madh është rreziku I aksidenteve, jo më rreziku shëndetësor” tha Deliu.

Specialistet e ISHP thone se vullkani i Islandes sipas monitorimeve nga specialistet e tyre europiane eshte cilesuar si nje vullkan i dobet dhe jo i rrezikshem.

“Për rrezikun global të klimës do të ishte e rrezikshme pot ë ishte mbi 10-12 mijë metra se atëherë ai krijon një shtresë. Këto grimcat e imta që depozitohen me muaj dhe me vite. Ky vullkan hyn tek ato pak të rrezikshmit për dy arsye: e para, ka pak squfur në përbërjen e grimcave sepse përshembull vullkanet e ishujt Havai dhe Indonezi kanë shumë squfur dhe e dyta, hedhja, për efekt të aktivitetit të vet jo shumë të fuqishëm, është në lartësi më të vogël” tha Deliu.

Por edhe pse vullkan i Islandes listohet ne vullkanet e vegjel, serish ai ka shkaktuar jo pak probleme ne vendet europiane, duke paralizuar linjat ajrore.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›