Presidenti kroat në Maqedoni
Presidenti kroat Ivo Josipoviç qendron sot për vizitën e parë zyrtare në Maqedoni.
Josipoviç është ftuar nga ana e presidentit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov.
Ivo Josipoviç krahas takimit me Ivanovin, do të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit Trajko Velanovski dhe kryeministrin Nikolla Gruevski.
Presidenti kroat do të takohet me biznesmenët kroatë dhe përfaqësuesit e bashkësisë minoritare kroate në Maqedoni.