Kermabon: Tërheqja e Spanjës, nuk cenon EULEX-in
Bruksel - Tërheqja e kontingjentit spanjoll të KFOR-it, forca e NATO-s në Kosovë, nuk do të ketë asnjë pasojë për misionin evropian të policisë dhe drejtësisë (EULEX) në këtë vend, siguroi sot shefi i tij, gjenerali francez Yves de Kermabon. "Ne nuk do të cenohemi aspak" në punën tonë nga vendimi i qeverisë spanjolle, siguroi ai gjatë një konference shtypi në Bruksel. Gjenerali de Kermabon e vlerësoi të nevojshëm mbajtjen e KFOR-it, por refuzoi në të kundërt të përcaktonte rëndësinë e tij.
"Unë kam mendimin tim, por ju e kuptoni se nuk mund të përgjigjem", i tha ai AFP-së. KFOR-i përbëhet nga më shumë se 15 000 ushtarë. Çështja e reduktimit të tij pas 10 vjet pranie, që kërkohet nga vende të tjera përveç Spanjës, do të trajtohet më 11 dhe 12 qershorin e ardhshëm nga ministrat e Mbrojtjes së NATO-s. Spanja ngjalli zemërimin e NATO-s dhe SHBA-së, ndërsa njoftoi më 19 mars, përmes ministres së saj të Mbrojtjes, Carme Chacon tërheqjen "deri në fund të verës" të 650 ushtarëve të kontigjentit të saj nga Kosova.