E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti mbeshtet zgjidhjen e ceshtjes came

Presidenti i Republikës Bujar Nishani mbështet zgjidhjen e çështjes çame në frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë duke u bazuar në instrumentet ndërkombëtarë përkatës si dhe garantoi angazhimin e tij të plotë institucional në mbështetje të kësaj çështje.

Deklarata është bërë nga kreu i shtetit gjatë takimit që pati në Presidencë me Kryetarin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpetim Idrizi, përfaqësues të tjerë të kësaj partie dhe dhe Shoqatës Çamëria

Sipas njoftimit të presidencës gjatë këtij takimi deputeti Idrizi prezantoi në detaje motivin dhe përmbajtjen e Rezolutës për Zgjidhjen e Çeshtjes Çame, e cila tashmë është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë dhe ka filluar proçedurat e shqyrtimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›