E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha: Luftë të ashpër kundër krimit

25-01-2013 / Gazeta 55

 “Kryeministri Berisha pasi vlerësoi figurën e komisar Musa Skurës theksoi se qeveria do të mbështesë gjithmonë efektivat e policisë në përpalljen e tyre me krimin”
 
“Sakrifica sublime e Shefit të Krimeve të Burrelit, Musa Skura, për të mbrojtur qytetarët, rendin dhe shtetin e së drejtës, është një shembull i trimërisë, që e kthen Skurën dhe të rënët e tjerë të policisë në të pavdekshëm”. Kështu u shpreh dje kryeministri Sali Berisha pas homazheve në nderim të komisar Skurës, në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë. Berisha tha se “humbja e Musa Skurës është një boshllëk i madh në radhët e familjes së tij, në radhët e shoqërisë, ashtu si dhe në radhët e policisë, si dhe shtetit shqiptar në tërësi, pasi humbi një qytetar shembullor”. Pasi shprehu ngushëllime për familjen e komisarit Musa Skura, që ra në krye të detyrës, në përballje me falangat e krimit, kryeministri Berisha u shpreh se “Komisar Musa Skura ishte njëri nga Komisarët më të shkëlqyer, më trima e më të vendosur të Policisë së Shtetit, ishte një prind i shkëlqyer, një shembull për të gjithë kolegët”. Berisha garantoi se Qeveria Shqiptare ka treguar dhe do të vijojë të tregojë mbështetje ndaj efektivave të policisë në luftën e tyre me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloji tjetër vepre antiligjore, duke theksuar se “çdo lloj hapi ligjor i nevojshëm brenda kuadrit demokratik kushtetues, qeveria është e gatshme ta ndërmarrë”.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›