Presidenti, nis takimi Rama-Berisha-Meta e Idrizi

Berisha e Rama gjate takimit ne kuvend
Kryeministri Berisha dhe kreu i opozitës Edi Rama po zhvillojne nje takim ne ambjentet e Kryesisë së Kuvendit.
Përpjekja e dytë për një President konsensual mes Ramës dhe Berishës vjen një javë pas takimit të parë, i cili ishte pa rezultat. Nga ai takim, ku Berisha nuk u tërhoq nga kandidati i maxhorancës, Zaganjori dhe opozita nuk propozoi asnjë emër përballë tij, Parlamenti konsumoi dy raunde pa asnjë kandidat.
Formati i takimit të sotëm, ndryshe nga ai i takimit të parë do të ketë dhe Ilir Metën dhe kreun e PDIU-sem Shpetim Idrizi si pjesë të tryezës, ndërsa Rama do të shoqërohet nga Gramoz Ruçi dhe Berisha nga Astrit Patozi. Sot është takimi që ndoshta do të përcaktojë nëse Presidenti do të zgjidhet me më shumë se 84 vota, apo me 71 vota.
Mesohet se ne diskutim eshte emri i ministrit te Mbrojtjes Arben Imami, i ministrit te Brendshem Bujar Nishani, emri i keshilltarit te kryeministrit per ekonomine Petraq Mile dhe analisti Artan Hoxha.
Në përpjekjen e dytë mes Ramës dhe Berishës do të shohim nëse takimi i së dielës mbrëma do të nxjerrë një produkt konkret dhe të pranuar nga palët, jashtë bisedave teorike rreth modaliteteve dhe procedurave.