Presidenti i ri, Berisha takon aleatët në kryeministri

Vetëm pak minuta përpara se të takohet me kreun e opozitës Edi Rama, kryeministri Berisha është takuar paraprakisht me aleatët e Partisë Demokratike.
Takimi është zhvilluar në kryeministri, ndërsa kreu i mazhorancës ka diskutuar me aleatët e tij të koalicionit qeverisës, në lidhje me një kandidat për postin e kreut të ri të shtetit.
Në takim kanë marrë pjesë, kreu i LSI-së Ilir Meta, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe nënkryetar i Partisë Republikane Neritan Alibali për shkak se kreu republikan, Fatmir Mediu, ndodhet jashtë shtetit.
Ndërkohë, më vonë, shefi i mazhorancës është takuar me kreun e PS-së, Edi Rama. Ndryshe nga takimi i parë, sot do të jetë i pranishëm edhe kreu i LSI-së Ilir Meta. Takimi i sotëm pritet të përcaktojë nëse Presidenti do të zgjidhet me më shumë se 84 vota, apo me 71 vota.