E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, arrestohen 6 shtetas për vjedhje e kanosje

Gjatë ditës u arrestuan shtetasit  Servet Hysa, 45-vjeç, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”, Laert Hysa, 20-vjeç, i dënuar për veprën penale të” Vjedhjes”, si dhe Artan Ademi, 27-vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha” Elbasan. G

jithashtu, u arrestuan edhe K.L, E.T, dhe E.S, të gjithë banues në lagjen Nr.2 Cërrik. Shtetasit Servet dhe Laert Hysa, (babe e bir) më datë 18.01,2012, në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë tentuar të vjedhin karburant në një mjet tip kamion me targa EL 2144 B, në pronësi të shtetasit A.Xhafa, i cili ishte i parkuar ne një pikë inertesh, po në pronësi të shtetasit A.Xhafa, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Kajan-Elbasan.   

Arrestimi në flagrancë i shtetasit Artan Ademi, u pasi ka tentuar të qëllojë me armë zjarri tip pistoletë të cilën e mbantë pa leje, fqinjin e tij, shtetasin F.K, ku më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
 
Gjithashtu është bërë i mundur kapja e shtetasve, K.L,  E.T,  E.S, të datëlindjeve 1998. Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë Cërrik, duke vjedhur pllakat fiksuese të shinave mbi hekurudhën në segmentin Papërr, tek vendi i quajtur Ish-Uzina e Naftës Cërrik. /Start/

                                                                                             2012-01-19 14:03
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›