E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita mblidhet për homazhet e 21 Janarit

Gjatë takimit të opozitës, me në krye Partinë Socialiste, u diskutuar mbi homazhet e së shtunës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Takimi i Kryetarit të PS me krerët e partive aleate të PS ka zgjatur më shumë se një orë.  Pas takimit, koordinatori i opozitës Preç Zogaj, tha për mediat se është vendosur që të organizohet një homazh në përkujtim të katër viktimave të demonstratës së një viti më parë. 

“Ftojmë qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë që të marrin pjesë në këtë homazh në mënyrë që me praninë e tyre të mbështesin dhe të nxisin zbardhjen e kësaj tragjedie nga ana e Prokurorisë, vendosjen e drejtësisë, shlyerjen e kësaj njolle historike në trupin e demokracisë shqiptare. Me këtë rast në emër të partive të opozitës dëshiroj të përshëndes edhe njëherë qëndrimin e djeshëm të trojkës së ambasadorëve, të cilët i quajtën të pafalshme vrasjet e 4 qytetarëve. Dhe ashtu është, të pafalshme qenë dhe presim me padurim që drejtësia të thotë fjalën e saj për këto vrasje tragjike”, u shpreh ai. /Start/

                                                                                             2012-01-19 12:45
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›