E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti polak firmos Traktatin e Lisbonës

Presidenti polak Leh Kazinski ka firmosur të shtunën Taktatin e Lisbonës për reformat e Bashkimit Evropian, duke bërë që Republika Çeke të mbetet pengesa e fundit për traktatin.
Traktati duhet të firmoset nga 27 vendet anëtare përpara se të hyjë në fuqi. Por Presidenti çek Vaclav Klaus po bën më shumë rezistencë për traktatin e reformës.
Javën e kaluar irlandezët votuan pro trakatit, por në një referendum të dytë pasi kohë më parë kishin votuar kundër tij.
Presidenti i Polonisë kishte premtuar se se do ta firmoste traktatin vetëm nëse Irlanda do ti thoshte po traktatit. Kazinski deklaroi përpara se të firmoste se : " jam shumë i bindur që prova e madhe e traktatit do të rezultojë e suksesshme. Fakti që irlandezët ndryshuan mendimin e tyre në ringjalljen e traktatit, dhe tashmë nuka kanë pengesa në ratifikimin e tij."
Sot ëhtë një ditë e rëndësishme në historinë e Polonisë dhe Bashkimit Evropian.
Ai ka shtuar më tej se BE është një union I shteteve të pvaraura dhe kështu duhet të mbetet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›