E Diel, 1 Nëntor 2026

James Belushi merr nënshtetësinë shqiptare

Vetëm pesë ditë më parë, Presidenti i Shqipërisë, z. Bamir Topi, ka dekretuar marrjen e nënshtetësisë shqiptare të aktorit të famshëm hollivudian, James Belushi. Rreth një vit më parë ai u kthye në Shqipëri. M Vitin që shkoi, Presidenti e nderoi aktorin shqiptar me titullin "Ambasador i Kombit", si dhe me titullin e lartë "Nderi i Kombit", me motivacionin: "Me mirënjohje dhe krenari, aktorit të shquar, me famë botërore në kinematografinë, teatrin dhe televizionin amerikan, njeriut që trashëgoi dhe ruajti me dinjitet dashurinë për prejardhjen e tij shqiptare dhe për Shqipërinë". Këtë vit, James mund të paraqitet kudo në botë edhe si nënshtetas i Republikës së Shqipërisë. "Jam shumë krenar që jam shqiptar. Dëshiroj që edhe shqiptarët e tjerë ta shfaqin këtë krenari kudo që shkojnë në botë. Unë jam shqiptar", ka deklaruar më parë aktori i Hollivudit, James Belushi gjatë vizitës së tij të një viti më parë. James Belushi ka lindur në Amerikë nga prindër shqiptarë. I ati, Adami (Ademi), emigroi në Amerikë, kur ishte 16 vjeç, ndërsa e ëma, Anjeza, ka lindur në Amerikë po nga prindër shqiptarë. Gjatë vizitës së vitit të shkuar në Shqipëri, veç një koncerti Gala në të cilën aktori i njohur edhe për interpretimet në rrymën blues, vizitoi edhe Qytezën, vendin e origjinës së tij në Korçë, duke plotësuar kështu amanetin e babait, por duke mbajtur fjalën e dhënë gjatë vizitës së tij në vitin 1995 para banorëve të fshatit.
I lindur më 15 qershor të vitit 1954 në Çikago, James ishte i treti nga katër fëmijët e familjes Belushi. Ai u rrit në Wheaton, Illinois. Ishte një mësues ai që vërejti te Jimi, (James) aftësitë improvizuese dhe më pas u bë pjesë e klubit të dramës në shkollë. Më 1979-n Garry Marshall pa Xhimin duke interpretuar për "Second City" dhe bëri të mundur që Belushi të shkojë në Hollivud dhe të interpretojë në filmin "Who's watching the kids" (1978) për "Paramount", dhe më pas disa role televizive. Në 1983-in, ai iu bashkua kastit të aktorëve të "Saturday Night Live" (1975) për 2 vjet. 1979: "Perversitet seksual në Çikago", në teatrin "Apollo" të Çikagos; 1981 "Piratët e Penzance"; 1984: "Perëndimi i vërtetë", 1986: Bashkautor dhe aktor në komedinë e tij të parë televizive "Xhim Belushi-ditëlindja e djalit". 1986 "Perversitet seksual në Çikago" baza e filmit të ardhshëm "Nata e fundit", "Parimi". 1993 kthehet në Broaduej me dramën "Bashkëbisedim me babanë tim"; "Palmat e egra", 1997: "Siguri totale" etj. Aktualisht ai jeton në Los Anxhelos me gruan e tij, Xhenifer, dhe vajzën e saj, Jamison, dhe me të birin Robert, që e ka nga martesa e tij e parë. Gjatë vizitës së vitit të shkuar në Shqipëri, aktori James Belushi deklaroi se do të kthehet sërish në Shqipëri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›