Shqiptari plagoset në organet gjenitale
ITALI- Plagoset në organet gjenitale shqiptari në Itali. Ngjarja është shënuar në ambientet e jashtme të një bari në San Marcellino të shtetit fqinj, ku persona ende të panjohur kanë plagosur të riun nga Shqipëria. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, të cilat nuk e bëjnë të ditur identitetin e shqiptarit të plagosur. Sipas ANSA.it, policia italiane ka bërë me dije se shqiptari ka qenë duke u qetësuar në ambientet e një lokali në San Marcellino, kur para tij kanë qëndruar disa persona dhe e kanë plagosur të riun shqiptar. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një 27-vjeçar, i cili është plagosur në organet gjenitale.
Mediat e shtetit fqinj raportojnë se fillimisht të riun e kanë rrahur dhe më pas e kanë qëlluar edhe me armë. Ndërkohë që, bëhet me dije nga forcat e policisë italiane se para të riut kanë qëndruar dy makina, nga të cilat kanë dalë një grup personash dhe kanë ushtruar dhunë ndaj 27-vjeçarit. “Sipas të dhënave të policisë, të riun e kanë rrethuar e më pas e kanë rrahur për vdekje një grup njerëzish të mbërritur me dy makina të mëdha. Një nga agresorët ka nxjerrë një pistoletë të kalibrit 9 mm dhe e ka qëlluar në pjesët intime të trupit”, citohet në mediat italiane. Ndërkohë, mediat e shtetit fqinj sqarojnë se menjëherë pas kësaj, 27-vjeçari është shoqëruar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, mësohet se dyshimet e para të policisë italiane ngrihen për një sulm të qëllimshëm ndaj 27-vjeçarit shqiptar.
(e.m/GSH/BalkanWeb)