Presidenti rus Medvedev fjalim para kombit

Presidenti Rus Dimitri Medvedev ka propozuar rikthimin e zgjedhjeve të drejtpërdrejtë të guvernatorëve rajonalë, të cilat paraardhësi i tij Putin i kishte kthyer me emërim të qeverisë qendrore. Në fjalimin drejtuar kombit, presidenti rus tha se Rusisë i nevojitet demokracia dhe jo kaosi. Fjalimi i tij vjen pwr shkak se dhjetëra mijëra njerëz demonstruan në Moskë mbi rezultatin e zgjedhjeve.
"Njerëzit kanë të drejtë të shprehin pikëpamjet e tyre me çdo mjet, sipas ligjit. Por çdo përpjekje shfrytëzimi manipulimi ose që shkakton përçarje sociale, nuk është e pranueshme. Ne nuk do t'i lejojmë provokatorët dhe ekstremistët që ta përfshijnë shoqërinë në aventurat e tyre dhe nuk do ti lejojmë ndërhyrjet e huaja në çështjet tona të brendshme"- tha Medvedev.
Rusia pritet tw pwrballet me njw tjetwr protestw massive ditwn e shtunw. Reformat e propozuara nga z. Medvedev përfshinte krijimin e një kanali "publik" televizioni të lirë nga ndikimi i shtetit. Kanalet kryesore televizive të Rusisë dhe shumë media të tjera janë të kontrolluara nga shteti. Rusia do të mbajë zgjedhjet presidenciale në muajin mars e në to pritet që Putin të rikthehet në krye të Kremlinit, duke i kaluar Medvedevit postin e tij aktual, atë të kryeministrit.