E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin 10 llogari bankare

Komisioni Elektoral në Rusi publikon të ardhurat e Vladimir Putin, i cili kandidaton për postin e presidentit në zgjedhjet e marsit të vitit të ardhshëm. E përditshmja ruse "Rossiskaia Gazeta" shkruan se Putin ka 10 llogari bankare në të cilat ka depozituar 5.7 milionë rubla (ose 138 mijë euro). Në katër vitet e fundit Putin ka fituar 17.4 milionë rubla (ose ndryshe 421 mijë euro). Të ardhurat e tij vijnë nga rroga, interesat bankare, madje ai zotëron edhe 230 aksione të Bankës së Shën Petërburgut, si dhe nga pensioni ushtarak. Ndërsa bashkëshortja e tij, sipas së përditshmes ruse, ka 4 llogari bankare me 8.3 milionë rubli ose 201 mijë euro në dispozicion.
Zgjedhjet presidenciale janë caktuar të mbahen në mars, ç’ka i lë shefit të qeverisë ruse pak kohë për të hartuar një strategji të re, pas akuzave për manipulime në zgjedhjet parlamentare, si pasojë e të cilave analistët shprehën skeptikë për kandidimin e tij.
Në garën për Kremlinin, kryetari i Partisë Rusia e Bashkuar do të ketë përballë oligarkun e pasur Mikhail Prokhorov, të cilin e ka cilësuar “një konkurrent të fortë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›