E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autoritetet gjermane arrestojne 6 persona nen akuzat per manipulim te Euros

Autoritetet gjermane kane arrestuar gjashte persona duke perfshire kater kineze nen akuzat se kane mbledhur monedha te demtuara te Euros dhe i kane kembyer per rreth 85 milion para te thata.

Prokuroret ne Frankfurt thane se rrjeti dyshohet te kete mbledhur 29 ton monedha te demtuara te Euros te nxjerra nga qarkullimi dhe te shitura ne Kine si metal. Te dyshuarit i kane rregulluar monedhat dhe i kane kembyer me monedha te vlefshme ne banken qendrore te Gjermanise Bundesbank mes viteve 2007 dhe 2010.

Prokuroret thane se kater stjuardese te kompanise gjermane ajrore Lufthansa jane mes atyre qe dyshohen se kane marre pjese ne skemen e kthimit te monedhave ne Gjermani.

Nga banka nuk po hetohet asnje punonjes.

Monedhat e vjetra te Euros hiqen nga qarkullimi duke ndare pjesen e brendshme te monedhes nga rrethi i jashtem para se te shiten si metal.

Bundesbank eshte vendi i vetem ne Evrope qe kemben monedha te demtuara pa para.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›