E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti sirian akuzon nderkombetaret se po destabilizojne Sirine

Presidenti sirian Bashar al-Assad mban fjalim të rrallë në publik, në një kohë që vazhdojnë protestat dhe dhuna në vend.
Ai ka akuzuar fuqitë rajonale dhe ndërkombëtare se po përpiqen për të destabilizuar vendin
Dhuna është duke vazhduar pavarësisht pranisë së vëzhguesve të Lidhjes Arabe për qëllim për të mbikëqyrur një plan paqeje.
Opozita akuzoi misionin se po shërben për të mbuluar shtypjen ndaj protesuesve anti-regjim që ka pothuasje një vit që vazhdon.
165 vëzhgues të Ligës Arabe ndodhen në Siri për të monitoruar pajtueshmërinë me një plan të Ligës Arabe, që kërkon ndalimin e dhunës, heqjen e armëve të rënda nga qytetet dhe lirimin e të gjithë të burgosurve politikë.
Pavarësisht kësaj vrasjet kanë vazhduar me të njëjtin ritëm. Qindra protestues kanë vdekur që kur misioni mbërriti dy javë më parë. Ndërsa aktivistët thonë se rreth 5 mijë vetë kanë humbur jetën që nga nisja e protestave.
Ndërkaq, kryeminsitri turk rexhep taip Erdogan ka paralajmëruar Sirinë se ëhstë në [prag të një luftë civile. Ai ka akuzuar presidentin Bashar Al Assad, për vrasjen pa mëshirë të njerëzve të tij

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›