E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrefehet prokukori qe tentoi vetevrasjen

Prokurori ushrarak polak që mbijetoi pas një tentative për vetëvrasje në fund të një konference për shtyp ka thënë se ka marrë kërcënime të herëpasherëshme për jetën. Kolonel Mikolaj Przybyl ishte duke mbrojtur një hetim ushtarak, për të përgënjeshtruar disa spekulime të mediave, në lidhje me aksidentin ajror që shkaktoi vdekjen e Presidentit polak në vitin 2010. Ai qëlloi veten pasi u ka thënë gazetarëve të largohen nga salla. “Doja të bëja një vetëvrasje po isha gabim, goditja erdhi shumë shpejt”, tha koloneli për agjensinë e lajmve PAP në një lidhje telefonike nga spitali.
Ai tha për agjensinë se kërcënimet që janë bërë ndaj tij kanë lidhje me hetimet e kaluara, megjithëse nuk specifikoi se kush mund të ndodhej pas tyre. “E pranoj se ata shkatërruan makinën time, prishën rrotat e makinës në mënyrë që të vritesha. Ata vranë qenin tim”, tha koloneli. Në konferencën për shtyp në zyrën e tij në Poznnan, në Poloninë Perëndimore koloneli ka mohuar zërat se prokurorët kishin përgjuar gazetarët që hetonin aksidentin.
Menjëherë pas ngjarjes gazetarët shkuan në dhomën ku ndodhej koloneli dhe e gjetën atë të shtrirë e të përgjakur.
Doktorët kanë thënë se ai mund të kthehet në shtëpi të enjten. Koloneli po hetonte mbi aksidentin ajror ku humbi jetën ish-presidenti Kazinski dhe ku humbën jetën dhe 94 zyrtarë të lartë të vendit, të cilet po shkonin në një ceremoni përkujtimore për të nderuar viktimat e Smolenskit.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›