Erik Kantona hedh syte nga Elizeu

Nga fushat e futbollit në Elize. Nikolas Sarkozi mund të ketë një kundërshtar të papritur në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, që do të zhvillohen këtë vit në Francë.
Në fakt, Erik Kantona ka vendosur të kandidojë për postin e kreut të shtetit. Ish-ylli i Mançester Junajtid ka dhënë garanci se nuk bëhet fjalë për një provokim, por ka nisur punën që të mbledhë firmat e nevojshme për kandidaturën e tij.
Për ta realizuar këtë gjë, ai i ka shkruar një letër të hapur kryebashkiakëve të të gjitha qyteteve franceze, e cila është publikuar në të përditshmen, “Liberation”. Për t’u futur në garën për president, Kantona ka nevojë për firmat e të paktën 500 kryetarëve të Bashkive.
“Unë jam një qytetar i kujdesshëm ndaj periudhës që po jetojmë, në të cilën nuk i ofrohen mundësi të rinjve, shanset janë shumë të kufizuara, dhe ndaj padrejtësive që ekzistojnë, të cilat janë të shumta, tepër të dhunshme dhe sistematike. Unë jam një qytetar i interesuar”, lexohet në letër.
45-vjeçari, i njohur si një person që e ka të vështirë të krijojë marrëdhënie normale sociale, por ndoshta pikërisht për këtë fakt i adhuruar nga tifozët e “Djajve të Kuq”, pas tërheqjes nga futbolli iu përkushtua kinemasë.
Kantona ka marrë pjesë në disa filma, mes të cilëve “Shoku im Erik”, prodhim i vitit 2008 dhe i drejtuar nga Ken Lyek, ku ish-lojtari ka interpretuar vetveten.
Nipi i një spanjolli që ka marrë pjesë në luftën civile kundër Frankos, ai nuk e ka tradhëtuar gjakun dhe i është bashkuar lëvizjes së “Indinjatos” në Francë, duke organizuar në vitin 2011 disa lëvizje kundër sistemit bankar.
Ai e ka argumentuar dëshirën e tij për t’u kandiduar, me objektin që të ndihmojë fondacionin “Abbé-Pierre”, për ndërtimin e 500 mijë shtëpive popullore në të gjithë Francën, si një mënyrë për tiu përgjigjur krizës se strehimit, që penalizon familjet më pak në gjendje.