E Shtunë, 31 Tetor 2026

Termet 7.3 balle ne Indonezi

Autoritetet indoneziane kanë paralajmëruar për një tsunami të mundshëm pas një tërmet me magnitudë 7.3 ballë ka goditur provincën Aceh. Tërmeti ka epiqendrën 432 km në jugperëndim të Banda Aceh në Sumatra, bëri të ditur agjencia gjeologjike amerikane. Tërmeti ka patur thellësinë e 29.1 km.
Një tërmet gjigant në Indonezi në dhjetor të 2004 shkaktoi një tsunami në oqeanin Indian që i mori jetën 230 mije njerezve.
Indonesia është vend sizmik për shkak të vendodhjes së saj tek “rrethi i zjarrit”, një prej rajoneve më sizmike në të gjithë planetin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›