E Diel, 1 Nëntor 2026

Paralajmerimi i Fitch Greqia mund ta zhyse eurozonen ne krize te thelle

Dalja e Greqisë nga Eurozona mbetet një opsion i mundshëm, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i agjencisë së vlerësimit të kreditimit, “Fitch” dhe kreu i grupit, Dejvid Railli në një seminar të zhvilluar në Londër. Një fakt të tillë e bën të ditur gazeta “Ëall Street Journal”. Ai tha se Greqia mund ta zhysë akoma Eurozonën në një krizë edhe më të thellë financiare, duke shtuar se edhe një "prerje" prej 60% në bonot greke nuk do të ketë efekt.
Agjencia “Fitch” ka vlerësuar aftësinë paguese të Greqisë në kategorine “ccc”. Rrezikun më të madh për euron sipas “Fitch” e përbën Italia, për shkak të borxhit të saj të lartë, kostot e larta të huamarrjes dhe të nevojës për hyre në tregjet e kapitalit. Kriza ekonomike po bën që shumë grekë të kthehen në provincë dhe të merren me punët e bujqësisë. Gazeta amerikane, Neë York Times (NYT), me një korrespondencë të faqes së parë nga ishulli Hios, i referohet fenomenit që vërehet kohët e fundit në Greqi, me rritje të numrit të qytetarëve që largohen nga qendrat e mëdha urbane për shkak të papunësisë, në kërkim të kushteve më të mira për jetesë. Në shkrim, vihet në dukje se për shkak të papunësisë që u rrit në 18% nga 12% që ishte një vit më parë, sektori i bujqësisë në Greqi po njeh një rritje të madhe, me krijimin e 32,000 vendeve të punës në intervalin 2008-1010. Gazeta evidenton "realitetin e ri", me tendencën e shumë grekëve të krijojnë vetë shanse biznesi, në fushën e bujqësisë dhe të blegtorisë. Duke iu referuar intervistave dhe vlerësimeve, gazeta nënvizon se për brezin e ri të Greqisë, e vetmja alternativë sot është vendosja e tyre në zonat rurale apo emigrimi në shtetet e tjerë, për të kërkuar punë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›