Presidenti slloven viziton sot Tiranën

Sot presidenti i Sllovenisë Danilo Turk do të mbërrijë për një vizitë dy ditore në Shqipëri. Sipas axhendës së parashikuar,Turk do të çelë siparin e takimeve me presidentin shqiptar Bamir Topi, ku do të zhvillohen bisedime bilaterale midis dy delegacioneve. Gjatë ditës së sotme, presidenti slloven do të vendosë një kurorë në nder të të rënëve në Monumentin "Nënë Shqipëri".
Më pas do të zhvillojë një takim me kryeministrin Sali Berisha dhe me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Gjithashtu, Turk do të zhvillojë një takim me Kryetarin e Bashkisë, Edi Rama. Presidenti slloven do të vizitojë edhe Muzeun Arkeologjik të Durrësit dhe bashkë me Presidentin Topi do të marrin pjesë në Forumin e Biznesit Shqiptaro-Slloven.