E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata pranon kërkesën e Ngjelës për partinë PLiDR

Gjykata e Tiranës ka pranuar se fundmi edhe kërkesen e ish deputetit te partisë demokratike Spartak Ngjela.Kjo kërkesë ka të bëjë pikërisht me regjistrimin e partisë më të re në Shqipëri, Ligji i Drejtesise,e drejtuar nga avokati Ngjela.Tashmë garës elektorale të zgjedhjeve të 28- qeshorit të ketij viti në vend i është shtuar edhe partia e avokat Ngjelës, e cila do të jetë pjesë e kualicionit "Poli i lirisë" .Ndërkohë, pjesë e këtij poli janë edhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës dhe Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, e Dashamir Shehit. Konkretisht në Gjykatën e Tiranës është paraqitur vetë avokat Ngjela ku ka dorëzuar të gjitha materialet e nevojshme për regjistrimin e partisë PLiDR. Gjatë seancës gjyqësore për regjistrimin e partisë së Spartak Ngjeles është vendosur që të ndryshohen inicilate filistare PLD më të cilat është paraqitur kërkesa për regjistrimin e partisë. Ky vendim është marrë nga trupi gjykues pasi është konstatuar se në Gjykaten e Tiranës ekzistotne e regjistruar një parti politike më të njëtat inicilate. Gjatë seances është vendosur që inicialet e partisë më të re në Shqipëri të jene PLiDR. Avokat Ngjela i cili do të jete edhe kryetari i kësaj partie është paraqitur personalisht në seancën gjyqësore ku ka paraqitur dekumentat e nevojshme të cilat parashikohen në ligj për regjistrimin e një partie. Avokat Ngjela ka paraqitur në Gjykatë mbi 500 firma të cilat kanë bërë të mundur që Gjykata e Shkallës se Parë Tiranë të ligjeroje partine e avokat Ngjelës si partinë më të re në Shqipëri, e cila do të jetë pjesë e garës elektorale e 28-qeshorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›