E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, takim Berisha-Rama-Meta në orën 19:00

Share

Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga Astrit Patozi, do të takohet pasditen e sotme, në orën 19:00, me kreun e opozitës, Edi Rama, që shoqërohet nga Gramoz Ruçi, për gjetjen e një zgjidhje për presidentin.

Në këtë takim, siç mësohet, do të jetë i pranishëm edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta. Takimi partiak tre palësh është vendosur pasditen e së shtunës gjatë negociatave të dy kryetarëve të grupeve parlamentare, Gramoz Ruçi dhe Astrit Patozi.

Koha për gjetjen e një presidenti është shumë e kufizuar, duke qenë se ditën e nesërme në parlament pritet që të zhvillohet raundi i katërt, ndërkohë që ende nuk ka asnjë kandidat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›