E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti shqiptar, lojë për bookmakers-a

Share

Spekullimet në lojën presidenciale nuk kanë të sosur. Ato kanë kohë që kanë nisur, dhe kanë rezultuar të jenë ndjellëse për të gjithë, politikanë, gazetarë, diplomatë, ambasadorë. Arjan Çani ka gjetur mënyrën më të mirë për ta përqeshur gjithë këtë butafori, ska gjë se ai vetë e ka seriozisht atë që bën, dhe në këtë kermess ka tërhequr shumë të tjerë. Sidomos kolegë.

Pas dështimit të çdo raundi, ka lindur ideja e djegjes së kandidaturës së Zaganjorit, rrjedhimisht të gjithë janë vënë në kërkim të një emri. Dhe pas tërheqjes së vetë Zaganjorit, spekullimet janë bërë një sport nacional; madje, më keq, një flamë. Secili gazetar e secila gazetë ka kandidatët e vet. Janë juristë, ushtarakë, diplomatë, politikanë, gra, burra, veriorë, jugorë, myslimanë, të krishterë. Hapni gazetat e sotme e do të shihni, në pritje të takimit të orës 19.00 mes Berishës e Ramës, emrat e Vitore Tushës, Fatos Nanos, Jozefina Topallit, Neritan Cekës, Fatos Bejës, Myqerem Tafajt, Ledio Biankut, Edmond Haxhinastos, etj, etj. Sa keq që ky bixhoz do duhet të mbyllet së shpejti!!!!

respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/6/10/presidenti-shqiptar-loje-per-bookmakers-a

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›