Presidentit Topi pret Ambasadorin e ri të Danimarkës, Karsten Ankjaer Jensen.

11 shtator 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në Pallatin e Brigadave Ambasadorin e ri të Danimarkës në vendin tonë, Karsten Ankjaer Jensen me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Në fillim të këtij takimi, Kryetari i Shtetit i uroi Ambasadorit të Danimarkës suksese në përmbushjen e misionit diplomatik në Shqipëri, në shërbim të thellimit të marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve dhe popujve tanë. Presidenti Topi vuri në dukje nevojën që krahas bashkëpunimit shumë të mirë politik, mes Shqipërisë dhe Danimarkës të thellohet dhe të zgjerohet më tej edhe bashkëpunimi ekonomik, sidomon në fushat prioritare si ajo e energjitikës, infrastrukturës, turizmit, po ashtu dhe për privatizimin e ekonomisë publike.
Gjatë bisedës, Presidenti i Republikës shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës për Shqipërinë në proceset e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si dhe besimin në ratifikimin e shpejtë të Protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga pala daneze.
Nga ana e tij, Ambasadori Karsten Ankjaer Jensen falenderoi Kryetarin e Shtetit për pritjen dhe e siguroi atë në përkushtimin dhe kontributin e tij maksimal në kryerjen e detyrës në vendin tonë për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat, duke filluar me rritjen e kontakteve njerëzore mes dy popujve tanë. Ambasadori Jensen e informoi Kreun e shtetit se protokolli i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO do të ratifikohet me procedurë të shpejtë nga pala daneze.