Presidenti Topi dekoroi sot Presidentin e Forumit “Crans’Montana”, Zhan Pol Karteron, me “Medaljen e Mirënjohjes”.

11 shtator 2008
Gjatë një ceremonie të veçantë të zhvilluar sot paradite në Pallatin e Brigadave, Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekoroi sot Presidentin e Forumit “Crans’Montana”, Zhan Pol Karteron, me “Medaljen e Mirënjohjes”.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidentit, Aleksandër Flloko, lexoi dekretin me motivacionin: “Për veprimtari të vyer në mbrojtjen e nxitjen e interesave të Republikës së Shqipërisë dhe në promovimin e imazhit të saj në botë”. Nga ana e tij, Kreu i Forumit “Crans-Montana”, Zhan Pol Karteron, duke falënderuar Presidentin Topi për vlerësimin e lartë, u shpreh:
“Zoti President,
Shkëlqesia juaj,
Zoti Kryeministër,
Zotërinj Ministra,
Jam shumë i nderuar për këtë nder që po më bëhet sot dhe ju jam shumë mirënjohës. Kjo ceremoni po zhvillohet në një moment arritjesh shumë të mëdha për Shqipërinë. Unë kam qenë i përfshirë në demokratizimin e Shqipërisë dhe në zhvillimin ekonomik të saj, qysh në vitin 1992, në kohën kur u zgjodh Presidenti i parë demokratik, zoti Berisha. Unë kam qenë dëshmitar i përpjekjeve dhe i problemeve të mëdha që qeverisë së këtij vendi i është dashur të përballet. Dhe sot, një nga autoritetet më të larta botërore financiare, e cila është Banka Botërore i njeh dhe i pranon arritjet e qeverisë suaj. Për mua është shumë simbolike sot kur shoh përkrah Kryeministrit, Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe të Energjisë, sepse energjia është një sektor shumë i rëndësishëm. Gjithashtu, përkrah është dhe Ministri i Jashtëm, dhe këta dy ministra kanë qenë ndër çelësat e suksesit. Shqipëria do të jetë shumë shpejt anëtare e NATO-s. ky është një çelës shumë i madh i nivelit më të madh të suksesit për çdo vend në botë. Dhe mendoj që procesi i integrimit europian është në rrugë të mbarë dhe ju jeni një grup burrash të cilët kanë punuar nëpërmjet vështirësive, por me kurajo shumë të madhe. Dhe pas 16 vjet përpjekjesh, drita është ndezur për Shqipërinë dhe e ardhmja duket e qartë dhe e shndritshme.
Ju falemnderit zoti President.”
Në ceremoninë e dekorimit morën pjesë Kryeministri Berisha, Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, Kryetari i Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Ilir Zhilla, si dhe anëtarë të kabinetit të Presidentit të Republikës.