E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentja Jahjaga ka pritur Pieter Feith-in

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur të martën në takim shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith.

Ky i fundit e ka informuar presidenten për qëndrimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar që proces i mbikëqyrjes së pavarësisë të përmbyllet deri në fund të këtij viti.

Presidentja Jahjaga dhe Feith kanë biseduar për zhvillimet aktuale, për Kosovën dhe për procesin e përmbylljes së fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

Feith e ka informuar presidenten Jahjaga për qëndrimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar që ky proces të përmbyllet deri në fund të këtij viti.

Ndërsa, presidentja Jahjaga ka thënë se përmbyllja e fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës është një sukses i përbashkët i bashkësisë ndërkombëtare, institucioneve të vendit dhe qytetarëve të Kosovës që vendosën themelet e shtetit sovran dhe të pavarur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›