Shaqiri si Ninja-Turtle

Ish trajneri i Baselit, tani i Hamburgut, Thorsten Fink, ka lavdëruar Xherdan Shaqirin.
Trajneri gjerman e ka krahasuar reprezentuesin gjerman me karakterin e filmit vizatimor Ninja-Turtle (ninxha – breshkë).
”Shaqiri është i vogël, driblues i mirë dhe i ngjason një Ninja-Turtle dhe me këtë mundet të bëhet i adhuruar i publikut. Ai është shumë i afërt dhe simpatik”, ka thënë Fink për Blick.
20 vjeçari ka vendosur t’i mbetet besnik Baselit të paktën deri në verë, përkundër ofertave që kanë arritur në adresë të tij gjatë këtij dimri.