ANEB: Reaktorët në Fukushima janë të sigurt

Testet mbi sigurinë e reaktorëve bërthamorë në Japoni pas krizës së Fukushimës janë në përgjithësi në koherencë me standardet e ANEB-it.
Është vetë agjencia e OKB-së për energjinë bërthamore që ka bërë vlerësimin, në përfundim të një vizite nëntëditore të inspektorëve të saj.
“Përfundimi i grupit është se procesi i rishikimit të NISA-s, agjencia bërthamore japoneze, tregon se gjendja e reaktorëve është në përputhje me standardet e ANEB-it”, thuhet në një deklaratë të hartuar nga kreu i grupit të inspektorëve, James Lyons.
Dëmtimi i impiantit të Fukushimës, i shkaktuar nga tërmeti dhe më pas tsunami i 11 marsit të kaluar, shkaktoi një krizë të vërtetë radioaktive, që përfshiu disa rajone të Japonisë.
Lënda radioaktive e përhapur si pasojë e dëmtimit të reaktorëve preku ushqime dhe ujin e pijshëm në rajonet përreth Fukushimës e më gjerë.